ITALI- Një aksident në punë ka rezultuar fatal për 43 vjeçarin shqiptar Andi Rexhepi në Carpenedolo të Italisë.
Shqiptari humbi jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh. 43 vjeçari, baba i një vajze 16 vjeçare, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin.
Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e shqiptarit ata që njoftuan autoritetet që tashmë po merren me hetimin e plotë të ngjarjes së rëndë.