Ballina Bota Itali-Nje bandë e armatosur sulmoi dy furgona të blinduar, duke grabitur disa...

Itali-Nje bandë e armatosur sulmoi dy furgona të blinduar, duke grabitur disa milionë euro.

Screenshot

Një ngjarje dramatike ndodhi vonë të premten pasdite në në dalje të tunelit jugor të San Vinçenco, në Livorno, ku një bandë e armatosur sulmoi dy furgona të blinduar, duke grabitur disa milionë euro. Dyshohet se aty transportoheshin pensionet e një pjese të madhe të zonës, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sulmi u realizua kur banditët arritën të ndalonin autokolonën, duke sulmuar një nga dy furgonët dhe duke kërcënuar rojet e sigurisë me armë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmi material dhe humbjet janë të konsiderueshme. Pasi kryen grabitjen, autorët përdorën tre automjete të tjera, të dyshuar si të vjedhura, dhe i vunë flakën atyre, për të krijuar kaos dhe për të lehtësuar arratisjen e tyre. Ngjarja ndodhi në një zonë ku po zhvilloheshin punime të vazhdueshme dhe ku rruga ka vetëm një korsi, duke mundësuar që banditët të ndalonin furgonët. Njëri nga furgonët u përdor për të bllokuar rrugën, ndërsa një tjetër, një furgon transporti kafshësh, iu vu flaka për të krijuar më shumë panik dhe për të shmangur çdo mundësi mbështetjeje nga forcat e rendit. Dëshmitarët e ngjarjes raportuan për një zhurmë të fortë dhe disa të shtëna armësh, ndërsa një kolonë tymi dilte nga automjetet e djegura që ndodheshin përpara dhe pas furgonëve të blinduar të sulmuar. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se sulmi është realizuar nga një grup prej rreth dhjetë anëtarësh, të cilët kishin planifikuar grabitjen me kujdes dhe kishin vepruar me efikasitet të jashtëzakonshëm.