Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Breshia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.iu me origjinë shqiptare, i cili do të festonte ditëlindjen e tij të 17-të muajin tjetër, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.
Prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij tronditi qytetin ku jetonte.
Pasditen e djeshme, në vetëm pak orë, qindra persona shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.
Një goditje në zemër për këtë lajm shumë të trishtë. Xhaxhai yt Klodi ishte shumë krenar për ty, për arritjet dhe për arsimimin tënd të mrekullueshëm’, tha xhaxhai i tij.
I riu me origjinë shqiptare kishte një pasion të madh për futbollin: luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos, nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin.
‘Klubi Garda do ta kujtojë atë në ditët në vijim pasi la pas kujtime shumë të bukura’, thuhet në reagim.
Vëllai i tij Davide është gjithashtu i shkatërruar nga dhimbja.
Ndërkohë nga policia vazhdojnë hetimet për të konstatuar dinamikën e aksidentit.