Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën 21-vjeçari shqiptar, Rilind Thaqi.
I riu nga Malisheva ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar doli nga rruga. Mjeti është përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.
Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të. Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtruar në spital gjatë natës. 24-vjeçari ka dalë mëgjesin e sotëm nga spitali ndërsa për vdekjen e 21-vjeçarit është njoftuar edhe familja. Sipas medias italiane i riu kishte një vit që nuk ishte takuar me familjarët dhe pritej të kthehej në Malishevë por aksidenti tragjik i mori jetën.