Ballina Bota ITALI-Humb jetën 18-vjeçari shqiptar pas shperthimit te nje fabrike fishekzjarresh

ITALI-Humb jetën 18-vjeçari shqiptar pas shperthimit te nje fabrike fishekzjarresh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Mësohet se nga shpërthimi i një fabrike fishekzjarrësh në Campania të Italisë, ka ndërruar jetë 18-vjeçari shqiptar dhe dy binjakë 20-vjeçarë.

Siç raportohet për shqiptarin dhe dy viktimat e tjera ishte dita e parë e punës dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ata kanë qenë duke ngrënë drekën.

Gjithashtu bëhet e ditur se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar.  Po ashtu policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.