Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë. Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila prej muajsh ishte përfshirë nga një thatësirë e madhe.
Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, pas ditëve të motit të keq, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Një djalë 20-vjeçar vdiq në Pianoro: ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë të goditur nga një valë përmbytjeje.
Gjatë natës përmbytja ka arritur edhe në Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët e Apenineve. Për ditën e sotme, alarmi portokalli është në Kalabrinë jugore dhe Joniane, në një pjesë të madhe të Emilia-Romagnas, në sektorë të mëdhenj të Venetos dhe Basilicatas dhe në sektorët juglindorë të Lombardisë.