Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali. Një grua 27-vjeçare, Vanessa Ballan, ka vdekur pasi u godit me thikë për vdekje në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos të martën, ngjarja më e fundit në një valë alarmante të femicidit në Itali,siç shkruan Ansa.
Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.
Tre muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç. Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket. Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.
Policia ka nisur një gjueti për 41-vjeçarin Bujar Fandaj shtetas kosovar i cili banon në qytetin e afërt Altivole. Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për ndjekje, thanë burimet. Policia e Karabinierëve është fokusuar tek Fandaj pas marrjes në pyetje Burimet thanë se bashkëshorti i viktimës e ka gjetur dhe ka dhënë alarmin. I dyshuari mendohet se ka ikur në këmbë.