Ballina Shqiperia ime Ishte duke u stërvitur, përplaset nga makina! Humbet jetën sportistja shqiptare

Ishte duke u stërvitur, përplaset nga makina! Humbet jetën sportistja shqiptare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Irlandë dhe Shqipëri. Atletja shqiptare Anila Muçaj, me origjinë nga Salaria e Tepelenës, humbi jetën në një aksident automobilistik në Irlandë, dy ditë më parë.Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, në Tralee të Irlandës, kur 48-vjeçarja shqiptare po vraponte së bashku me dy mikeshat e saj në një rrugë të ngushtë, e njohur për aktivitete si vrapimi, çiklizmi dhe ecja.

Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit, një 80-vjeçar, kishte pasur probleme mjekësore dhe kishte humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga autoritetet lokale dhe është pasqyruar gjerësisht në mediat irlandeze.

Anila Muçaj ishte anëtare e klubit sportiv “Born to Run” në Tralee dhe njihej për pasionin e saj për vrapimin.

Ajo kishte marrë pjesë në disa maratona vitet e fundit dhe ishte shumë e respektuar nga komuniteti sportiv. Klubi “Born to Run” shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Anilës dhe miqtë e saj, duke theksuar se lajmi i humbjes së saj ka shkaktuar një trishtim të thellë.Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy, e përshkroi këtë ngjarje si një “tronditje të madhe” për qytetin dhe theksoi se Anila ishte një vrapuese e përkushtuar dhe një person i dashur për komunitetin.

Ai shtoi se mendimet e tij ishin me familjen dhe miqtë e saj.

Lajmi i aksidentit ka shkaktuar trishtim edhe në Shqipëri, ku Anila njihej për aktivitetet e saj sportive dhe përkushtimin ndaj komunitetit.Ingjithë komuniteti sportiv i Tralee dhe Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për këtë humbje tragjike.