Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për akuzat lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili sipas të dhënave të gjykatës u bë burim në një hetim të FBI-së.
Ai u deklarua fajtor për një akuzë të fshehjes së fakteve materiale si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët federalë.
Në gjykatë, McGonigal tha se 225,000 dollarë i ishin dhënë atij hua nga një “mik dhe partner i mundshëm biznesi” dhe kishte për qëllim të ndihmonte në fillimin e një biznesi që ai po krijonte pa dijeninë e FBI-së ndërkohë që punonte ende për ta.
‘Kredia’, e dhënë me tre pagesa në para, nuk kishte kushte të shkruara dhe nuk u kthye kurrë.