Edhe pse Fredi Beleri u dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, Greqia vijon ta konsiderojë këtë çështje politike dhe në shkelje të ligjit, duke mos respektuar vendimet e drejtësisë shqiptare.
Në burgun e Fierit, ku Beleri po kryen dëbimin, ka shkuar për vizitë Andreas Loverdhos (Loverdos), ish-ministër i Arsimit, Shëndetësisë dhe ish-zv.ministër i Jashtëm i Greqisë.
Lloverdhos ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Pas takimit Andreas tha se vendimi për dënimin e Belerit është në shkelje të ligjit dhe se në këtë mënyrë Shqipëria nuk do të mund të anëtarësohet në BE.
“Unë vizitova zotin Beleri dhe si avokat dhe politikan dua të theksoj se ligji nuk ekziston në Shqipëri. Lidhur me rastin e dënimit të Belerit dua të them se kjo është shkelje ligjore dhe Shqipëria nuk ka shanse që të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë,” tha Loverdhos.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dënoi me 2 vite burg Fredi Belerin, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Fredi Beleri u kap nga policia e Vlorës duke blerë vota dhe u arrestua më 12 majit 2023, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.