Ballina Shqiperia ime Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 5 vite burg për Alqi Bllakon në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë.

Mesohwt se si dënim plotësues përvec atij me burg, SPAK kërkoi edhe që Bllako për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj Alqi Bllakos duke e akuzuar për korrupsion pasiv, të kryer në dy raste në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Bllako ka përfituar në mënyrë të parregullt shuma monetare prej 119,715 euro dhe 7,520,000 lekësh për Vladimir Bezhanin, gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.