Projekti total i kompanisë në fakt përfshin një impiant 100MW, por përfundimi dhe nisja e funksionimit total të këtij projekti pritet të bëhet në vitin 2028.
“Shoqëria “GreNNat Solar Park Ballsh” sh.p.k., me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 979/17 prot., datë 19.09.2024, paraqiti kërkesën për modifikimin e datës së hyrjes në fuqi të licencës së dhënë me vendimin e sipërcituar, duke përcaktuar si datë fillimi datën 20.10.2024,
pasi ndërtimi i veprës është i ndarë në dy Lote (Loti 1 – 25 MW, 6/35 Kv; Loti 2 – 75 MW) dhe programi i punës parashikon që Loti 1 – 25 MW 6/35 kW do të komisionohet në këtë datë.
Po ashtu, shoqëria informon se në referencë të nenit 10 të Kontratës nr. 31 rep., nr. 13/5 kol., datë 27.01.2023, të nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka marrë masat e nevojshme për të kryer testimin e veprës” parashtrohet në vendimin e ERE.
Kompania në fjalë duket se ka siguruar miratimet e nevojshme që lidhen me transmetimin dhe shpërndarjen, dy rrjete që menaxhohen nga dy kompani të ndryshme publike.
Sigurimi i këtyre miratimeve i jep mundësinë kompanisë që të nisë ushtrimin e aktivitetit në prodhimin e energjisë dhe kalimin e saj në rrjet në një afat të mëparshëm por Enti vlerëson se pjesa e dyte e dytë e impiantit me një kapacitet prej 75 MW duhet të vihet në funksion jo më vonë se janari 2028.
“Nga ana tjetër, fillimi i ushtrimit të veprimtarisë së licencuar për kapacitetin e mbetur prej 75 MW (i cili do të ndërtohet në fazën e dytë sipas parashikimeve), me hyrjen në operim të të cilit plotësohet kapaciteti i plotë i centralit për të cilin është licencuar shoqëria,
duhet të bëhet jo më vonë se data 11.01.2028, afat i cili i referohet përcaktimeve të VKM-së nr. 6/2023 dhe kontratës me MIE-n Nr. 31 Rep., Nr. 13/5 Kol., datë 27.01.2023, për vënien në operim të të gjithë centralit gjenerues të energjisë elektrike.
Me vënien në operim të centralit për kapacitetin e plotë, sipas pikës së lidhjes me OST (e miratuar për 100MWp) do të shfuqizohet përcaktimi në lidhje me hyrjen në operim të kapaciteti prej 25 MW” thuhet në vendimin e ERE.
“Shoqëria “GreNNat Solar Park Ballsh” zotërohet nga Info Telecom-Alb Solar 3, sipas ekstraktit të QKB-së.