Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta u arrestua ditën e sotme me urdhër të SPAK, ku u ndalua dhunshëm, duke u tërhequr zvarrë nga automjeti i tij pranë kthesës së Kamzës në kryeqytet.
Pas procedurave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ai dërgua drejt bllokut të sigurisë, një godinë 5-katëshe e ndërtuar pranë paraburgimit 302 në rrugën “Mine Peza”.
Ajo shërben për dhomat e shoqërimit të të gjitha komisariateve të Tiranës.
Ndërkohë, tani në mbrëmje Ilir Meta është vizituar në qeli nga djali i tij, i shoqëruar dhe nga avokati Genc Gjokutaj.
Pas 72 orësh, Ilir Meta do të dalë para gjykatës për rishikimin e masës së sigurisë.