Ballina Bota Identifikohet vrasësi i biznesmenit grek që u qëllua me breshëri plumbash brenda...

Identifikohet vrasësi i biznesmenit grek që u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit

Policia greke duket se po shkon drejt zbardhjes së ekzekutimit mafioz të biznesmenit Panagiotis Stathis, vrasje e ndodhur më 2 korrik në Neo Psychiko.

Vrasësi gjakftohtë raportohet se është shtetas grek, i njohur për autoritetet në shtetin fqinj.Sipas Protothema.gr, autori i dyshuar i krimit është identifikuar pas analizës së celularit të 54-vjeçarit.

Në të njëjtën kohë, janë marrë në pyetje persona që kanë njohuri për çështjen dhe konsiderohen si dëshmitarë kyç për zgjidhjen e saj.


Vrasësi raportohet se ka vepruar i vetëm dhe se ka vëzhguar vendin e ngjarjes disa ditë para krimit.

Ndërkohë ditën e vrasjes ai ka mbërritur në vendngjarje rreth 1 orë e gjysmë para viktimës.

Ai ishte i veshur me të zeza, mbante doreza gjatë gjithë kohës si edhe dy pistoleta 9 mm për t’u siguruar se do të ishte gati edhe nëse njëra prej tyre bllokohej.

Vrasësi me pak fjalë ishte plotësisht i organizuar dhe krejtësisht i ftohtë.

Gjithashtu ishte në dijeni të orarit të 54-vjeçarit ndërsa një ditë para krimit ndodhej në vendngjarje duke mbikëqyrur zonën.

Në të njëjtën kohë, gjatë gjithë ngjarjes, pra që kur ka mbërritur në vendngjarje (rreth orës 07:00), vrau Stathisin dhe u largua, nuk i ka hequr dorezat për asnjë moment.

Përveç kësaj, rrugët që ai ndoqi gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes janë të zgjedhura me kujdes pasi e lejuan atë të lëvizte rehat dhe të zhdukej nga kamerat e sigurisë pas rreth një ore.

Çka tregon se kishte studiuar mirë rrugën që ndoqi.

Gjithashtu ishte kujdesur të mbante dy Glock 9 mm në rast se njëra bllokohej.

“Ishte i organizuar, e dinte orarin e viktimës dhe i bëri pritë. Lëvizjet e tij ishin të menduara mirë. Sigurisht që edhe viktima ishte një objektiv i lehtë. 

Ai nuk ishte i armatosur apo posedonte ndonjë mbrojtje apo siguri të thjeshtë. Ai ishte plotësisht i ekspozuar”, theksuan të njëjtat burime.

Në fakt, përveçse ishte i organizuar, autori ishte aq gjakftohtë, saqë ndaloi pranë makinës së 54-vjeçarit dhe pa zbritur nga motoçikleta, i ka drejtuar armën me njërën dorë duke e zbrazur në trupin e tij dhe më pas ka nxjerrë të dytën (përsëri me një dorë) duke e qëlluar edhe katër herë të tjera.

Dëshmitë që tregojnë se ekzekutori kishte gjakftohtësinë e një “profesionisti”.