Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ish-drejtori i Policisë, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të Operacionit “revanshi”.
bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili ka mbajtur funksionet e larta drejtuese në strukturat policore në vitin 2020.
Bisedat në ‘Sky ECC’ zbardhën aktivitetin e Henerigert Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve.
Mitri dyshohet se bashkë me persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.
Bazuar në hetimet e SPAK, dyshohet se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjokën, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.
Në kohën kur u shpall në kërkim nga SPAK, Mitri mbante funkionin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.