Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka tentuar t’i vidhte bagëtitë e imta në kullotë një shtetasi.
I riu Gëzim Bracaj, raportohet se ka qëlluar në ajër me kallashnikov duke kërcënuar shtetasin me iniciale V. N për t’i marrë bagëtitë e imta. Ky i fundit raportohet se i kishte dërguar bagëtitë për kullotë në mal në fshatin Nikç të Shkodrës.
NJOFTIMI ZYRTAR
Malësi e Madhe
Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit, bagëtitë e imta një shtetasi në kullotën e fshatit Nikç, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.