Ballina Aktualitet “I ndanë vetëm një mur!Kush janë kolegët socialistë në të njëjtin burg...

“I ndanë vetëm një mur!Kush janë kolegët socialistë në të njëjtin burg me Erion Veliajn!

Gazetarja ka zbuluar se në burgun e Durrësit është sektori i zyrtarëve të lartë, ku përveç Erion Veliajt janë edhe disa nga kolegët e tij socialistë, si Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së.

Klodiana Lala: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën një analizë risku për persona të caktuar. Nuk ka rrisk të shtuar për tu arratisur. Por, ndërkohe që caktohej masa e sigurisë, nga 313, të paraburgosurit filluan të hidhnin akuza të rënda në drejtim të Veliaj, duke e quajtur hajdut dhe mesa duket është parë i papërshtatshme për tu dërguar aty. Mund të kishte incidente dhe është parë si element rrisku. Duke qenë se Veliaj e ka adresën e banimit në Tiranë, ambienti i paraburgimit duhet të jetë afër, duke përjashtuar 302 apo 313, automatikisht ishte Durrësi.

Në Durrës është sektori i zyrtarëve të lartë. Është Ilir Beqaj, ish-ministër i shëndetësisë, është Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, ish-deputet i PS-së dhe bashkë me Erion Veliajn janë në të njëjtin sektor. Mjafton të thërrasin njëri-tjetrin dhe mund të përgjigjen, i ndan vetëm një mur dhe aty mund të komunikosh edhe pa hapur dyert. Është qeli që është ndërtuar enkas për zyrtarët e lartë. Veliajt vetëm rroba i janë dërgua në momentet e para.