Ballina Aktualitet I hapet rrugë votës së diasporës,PS dergon ne Kuvend ndryshimet ne Kodin...

I hapet rrugë votës së diasporës,PS dergon ne Kuvend ndryshimet ne Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend një projektligj në lidhje me ndryshimin në Kodin Zgjedhor.

“Në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut, nisma e propozuar adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin. Përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigranteve që në zgjedhjet e ardhshme te vitit 2025. Gjithashtu, propozimi për formulën e re te përcaktimit te herësit ne ndarjen e mandateve brenda partise/koalicionit. Heresi sipas formules se re nuk do te jete me i madh se 7000 vota”, thuhet në njoftim.