Ballina Shqiperia ime I dyshuar për falsifikim dokumentesh, AMP ndalon inspektorin

I dyshuar për falsifikim dokumentesh, AMP ndalon inspektorin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë.

Bëhet fjalë për inspektorin Gjergj Gjeloshi, 29 vjeçi. Gjeloshi dyshohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.