Është zbardhur dëshmia e ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi, pas ekzekutimit mafioz të djalit të tij, Klajdi Prendi pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor).
Ish gjykatësi Fran Prendi babai i Klajdi Prendit i pyetur pak minuta pas ngjarjes është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja.
Ai është shprehur para policisë se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.Ndërkohë policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se 28 vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi me disa persona, pasi dyshohet se ishte kumarxhi dhe merrte lekë me fajde.
Makina e tipit G-Class ishte ne emer te nje familjare e Klajdi Prendit.