Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Limnis Plastira në vendin fqinj.
Shqiptari ndërroi jetë në vend, pasi u godit nga rryma elektrike. Ai po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike.
Autoritetet helene po punojnë për të zbardhur ngjarjen.