Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë. Një i ri ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si një 32-vjeçari shqiptar i lindur në Verona. Si pasojë e ngjarjes ai ka ndërruar jetë, teksa ka goditur disa makina të tjera.Bashkë me shqiptarin udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dhe 6 persona të tjerë janë plagosur rëndë.