Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo.
Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.
Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.