Ballina Shqiperia ime Humb jeten i moshuari ne Plazhin e Pish-Poros

Humb jeten i moshuari ne Plazhin e Pish-Poros

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70 vjeçarit.