Qellohet me arme zjarri ndaj postbllokut të policisë/RENEA dhe FNSH nisin kërkimet për autorin,ne dispozicion edhe helikopteri

Qëllohet me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër. Gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri. Nuk raportohen efektivë ta plagosur. Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër...

SPAK i sekuestron pasurite Ilir Beqajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro llogaritë bankare dhe pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Gazmend Haxhijajt, Elton Marinit; Ermal Kurtulajt, Biona Zijaj dhe Bledar Lekas, individëve të dyshuar si bashkëpunëtorë në abuzimin me fondet e BE. Konkretisht, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se: "Në vijim të hetimeve...

Tenton te vetedigjet me benzin, perfundon ne spitalin Fier 64 vjecari

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, shtetasi Sh. M., rreth 64 vjeç, banues në Ballsh, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë, duke hedhur lëndë djegëse (benzinë) në trup. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është në...

Alarmi global për linë e majmunit, aeroportet, kufijtë dhe spitalet në gatishmëri

India ka dhënë një alarm mes një rritjeje të papritur të rasteve të lisë së majmunëve shumë infektive globalisht. Ministria e Shëndetësisë e Unionit ka lëshuar udhëzime të veçanta për të gjithë aeroportet dhe zyrtarët e kufirit tokësor që të mbajnë vigjilencë për të gjithë mbërritjet. Udhëzimet e ministrisë thonë se të gjithë pasagjerët në hyrje që shfaqin simptoma...

Mungesa e ujit ngre ne proteste banoret ne Povelce,FIER

Banorët e fshatit Povelçë kanë dalë për të protestuar për të disatën herë, duke shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Ky problem është i pranishëm prej vitesh në fshat, por situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë katër muajve të fundit, ku furnizimi me ujë është reduktuar në vetëm një orë në 24...

Grabitja e 6.1 mln eurove përmes Call Center-ave, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj, pjesë e grupit të Amant Josifit

Vijon me intensitet operacioni “Para drejtësisë”, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe Erlind Cekaj i kërkuar për mashtrim si pjesë e rrjetit të zhvatjes së qytetarëve gjermanë të rreth 6.1 milionë eurove përmes rrjetit të Call Center-ave të drejtuear nga Amnat Josifii, dikur ish-këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.Njoftimi  Policia e Shtetit, në kuadër të masave të marra për...

SPAK çon për gjykim 23 anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal

SPAK ka çuar për gjykim dosjen me 23 të pandehur që akuzohen për “kultivimin e bimëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e një grupi të struktuar kriminal. Sipas një njoftimi zyrtar nga SPAK, të pandehur për këtë dosje janë shtetasit: Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër...

I dënuar me 15 vjet burg për “trafikim të miturish”, ekstradohet nga Greqia në Shqipëri

Një shtetas shqiptar i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të miturish u esktradua nga Greqia në Shqipëri, falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina. I ekstraduari është Kujtim Demiri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010,...

Shpallet ne kerkim vajza 28 vjecare nga Roskoveci

Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Luar, pasi nuk është gjetur në banesë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e narkotikëve. Po punohet për kapjen e saj. 

Ndiqet penalisht 66 vjecari ne Fier per zjarrevenie

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 66 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi zjarri që ky shtetas ka ndezur për të djegur mbeturina në tokën e tij, ka dalë jashtë kontrolli dhe ka djegur rreth 100 rrënjë ulliri në pronësi të 66-vjeçarit.