Në listën e aplikantëve ,nje i denuar kërkon të drejtojë policinë e shtetit

Hajrulla Xhivini, një nga 15 kandidatët që kanë shprehur interes për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, rezulton të jetë një person i arrestuar dhe me precedentë penalë. Së fundi, sipas burimeve nga policia, ai është arratisur jashtë vendit, ndërsa ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi të vendosur nga gjykata e Tiranës. Në muajin korrik të këtij viti,...

Bardhi në Roskovec: Qeveria punon kundër interesave të qytetarëve. Kjo zonë është lënë në harresë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar disa fotografi me mbështetës të Partisë Demokratike nga Roskoveci. Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë. “Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë...

Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…” Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë...

Rama: Marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive” vetëm për Italinë

Shqipëria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj. Kjo “qasje e prerë” u ripërsërit nga kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews, ndërsa tha se marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive vetëm më Italinë”. Një përgjigje e tillë e kryeministrit shqiptar...

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Gusht të vitit 2024 regjistrohet në 2.4%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2.0%. Rikujtojmë se në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion,...

Itali-Stuhia “Boris” bën kërdinë, njerëzit mbeten të bllokuar

Autoritetet italiane evakuuan rreth 1,000 njerëz nga shtëpitë e tyre, ndërsa fundi i stuhisë Boris goditi një rajon verilindor që u shkatërrua nga përmbytjet vdekjeprurëse vitin e kaluar. Erërat e forta dhe shirat që kanë përfshirë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke vrarë 24 njerëz, goditën disa rajone italiane, duke lënë disa qytete nën ujë. Zëvendësministri i Transportit tha në një konferencë...

Shkrihet” Policia Rrugore në Kukës/ AMP ekzekuton 22 masa sigurie, vodhën mbi 2 mln lekë duke shpërdoruar detyrën

AMP ekzekuton 22 masa sigurie për punonjës të Policisë, që dyshohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ndaj 22 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar...

Kamioni përplaset me mjetin në aksin Krahës-Memaliaj/ Plagosen 4 pasagjerët

Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, automjeti kamion me drejtues shtetasin Gj. N. është përplasur me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin polak K. K., 25 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tip “Volksëagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.

Arrestohet ne Fier me qëllim ekstradimin në Itali, 35-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Fier/Vijon operacioni i koduar "Para drejtësisë", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 35-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të...

Homazhet në nderim të Gerti Bogdanit ne Kuvendin e Shqiperise

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani përcillet sot në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak. Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me...