KQZ zbardh projekt vendimin për votën e emigranteve

KQZ ka zbardhur projekt vendimin për votën e emigrantëve, ku theksohet se çdo shtetas shqiptar që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara. Personi që do të votojë nga jashtë duhet të paraqesë një kërkesë për regjistrim....

Apeli i GJKKO lë në burg ish zv-ministrin Klodian Rrjepajn

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë sigurie se “arrest në burg”, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtari Florjan Kalaja. Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 gusht të vitit 2023 me urdhër të...

Bie nga zetori, vdes 61-vjeçari në Poliçan

Policia në Poliçan njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zhiton. Mësohet se shtetasi B.Q, 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën. “Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën,...

Ndryshon tatimi mbi pagat, rritet paga minimale

Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taksueshem dhe duke rishikuar normat e progresivitetit. Sipas strategjisë fiskale afatmesme 2024-2027 synohet “Përmirësim i progresivitetit në skemën aktuale të taksimit të të ardhurave nga punësimi, duke lehtësuar kategoritë me të ardhura të mesme dhe duke rritur pragun e aplikimit të normës...

Pagesat cash, kufizohen per qytetaret, ulet tavani i lejueshem dhe per biznesin

Qeveria ka vendosur të kufizojë pagesat në cash për qytetarët brenda vitit 2026, duke bërë të pamundur që gjithçka të paguhet me lekë në dorë siç ndodh aktualisht. Me qëllim uljen e përdorimit masiv të parasë fizike në vend, në planin e veprimit 2024-2027 të Ministrisë së Financave thuhet se brenda kësaj periudhe do të vendoset një tavan për pagesat...

OKB paralajmëron për katastrofë, Izraelit dhe Hezbollahut u kërkohet të tërhiqen nga sulmet

Izraeli dhe Hezbollahu kërcënuan se do të rrisin sulme ndërkufitare ndaj njëra-tjetrës.  Paralajmërimet erdhën të dielën, pavarësisht apeleve ndërkombëtare që ata të tërhiqen nga lufta gjithëpërfshirëse. Ushtria izraelite tha se rreth 150 raketa dhe predha të tjera u gjuajtën në territorin e saj gjatë natës të së shtunës dhe herët të dielën – kryesisht nga brenda Libanit. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se...

Arrestohet shoferi ne Fier qe aksidentoi me vdekje kalimtarin

Fier/Informacion shtesë Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën. Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin...

Qeveria synim për të rritur taksat e banesave deri në vitin 2027

Qeveria parashikon të ndryshojë sistemin e taksave sa i përket banesava të dyta dhe të treta si dhe shtëpitë që jepen me qira ditore apo dhe javore për pushues, turistë apo të tjerë. Projekti parashikohet në strategjinë afatmesme të publikuar për konsultim publik. Ligji i ri parashikohet që të zbatohet brenda vitit 2027 ndërsa pritet të ketë një rritje të detyrimeve...

Policia Rrugore ne nje javë: 26 të arrestuar, mbi 10 mijë masa administrative të vendosura

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore (15.09.2024 – 21.09.2024) Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: 26 Arrestime dhe procedime penale: 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 3 persona për pa leje drejtimi. 12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. 1 persona për drejtim mjeti...

Policia Fier jep detaje per aksidentin me nje viktim , shoqerohet shoferi ne polici

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në rrugën "Skënderbej", Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave...