Braktisi fëmijët, vihet nën hetim nëna 31-vjeçare
Policia ka vënë nën hetim një nënë 31-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa duke braktisur fëmijët e saj të mitur.Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. H., 31 vjeçe, banues në fshatin Taroninë, pasi është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijët e saj të mitur”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë...
Dhunohet punonjësi i Burgjeve ,sa del nga shtëpia sulmohet nga 3 persona, i marrin dhe armën
Një punonjës i Policisë së Burgjeve është dhunuar në mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.Mësohet se pas ngjarjes punonjësi i Burgjeve Arbër Labi transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën Mësohet se incidenti ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ndërsa dyshohet se dhunimi ka ndodhur për shkak të detyrës. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 28.09.2024, rreth...
Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin
Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, ka ndodhur një aksident i rëndë ku një 50 vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga një automjet. I përfshirë në aksident ishte shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, i cili drejtonte automjetin që përplasi viktimën. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat...
Ervin Salianji i drejtohet burgut të Fierit
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë.eskorta që shoqëron Salianjin niset nga ambientet e Policisë së Tiranës drejt Fierit. Salianji u paraqit më herët gjatë ditës për t’u vetëdorëzuar në ambientet e Policisë së Tiranës.Para...
Salianji mbërrin në Policinë e Tiranës për t’u vetëdorëzuar
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës për të kryer vetëdorëzimin e tij te autoritetet. Para se të futej në ambientet e godinës së policisë së Tiranës, Salianji është takuar me mbështetës e simpatizantë të PD-së, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, kundër burgosjes së deputetit. Gjykata e Apelit vendosi ditën e...
Bardhi: Kërkuam ngujimin e deputetëve në selinë e PD, por Salianji vendosi të përballet me burgun politik
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, në një konferencë për mediat nga selia e kësaj partie, tha se vendimi i Apelit ndaj deputeti Ervin Salianji është politik dhe i urdhëruar nga Edi Rama. Ai u shpreh se ndaj kësaj padrejtësie ne nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi, dhe për këtë arsye i kërkojmë Ervin Salianjit të...
Balluku: Ujësjellësi i ri i Patosit, furnizim me ujë të pijshëm për afro 40 mijë banorë
Puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Patosit po vijon me ritme të larta. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier, ku po ndërtohet ujësjellësi i ri nga ku do të furnizohen me ujë të pijshëm afro 40 mijë banorë. Një investim i cili do të garantojë furnizim me...
Salianji të mos dorëzohet!”/ , Bardhi : Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje në seli
Po mbahet në selinë e PD mbledhja e grupit parlamentar. Bardhi propozon Grupit: Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike. Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik...
Pranga 39 vjecarit ne Roskovec,dhunoi babain e tij
Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin K. A., 39 vjeç, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shqipëria çel me 15 tetor negociatat me BE
Më 15 tetor pritet nisja e negociatave me Bashkimin Europian, me hapjen e grupit të parë të kapitujve, ku përfshihen: Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar. Vendimi i marrë nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, nënkupton se procesi i integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, procese...