Kush është mjeku i hetuar nga SPAK qe shfrytëzoi të miturën për prostitucion

Këtë të enjte ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, 42-vjeçari Dervish Hasi, pasi ka shfrytëzuar për një periudhë 2-vjeçare një të mitur për prostitucion. Mësohet Hasi është me profesion mjek kirurg në Senatorium. Sakaq, raportohet se Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte...

Dyshohet se ka gisht në vrasjen e 2 mafiozëve grekë, kush është shqiptari i rrezikshëm me dy identitete

Zbulohen detaje lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shtetas shqiptar të akuzuar për vrasjen e Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo, nga Poshnja e Dimalit. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi për trafik armesh. Ndërkohë, 6 urdhër arrestet e tjera janë për...

Konsumoi fostoksinë, 17-vjeçari përfundon në spital

Njoftimi i policisë: Mbrëmjen e djeshme, në spitalin Rajonal të Elbasanit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një 17 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Valter Bami lirohet nga burgu/ prokuroria nuk dorëzoi prova brenda afatit

Valter Bami është liruar nga qelia. Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar si i përfshirë në atentatin në Larushk të Krujës ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas që dyshohet se ishte shënjestra. Bami u arrestua për armë mbajtje pa leje, ndërsa Gjykata Penale e Tiranës caktoi ndaj tij ditën e sotme masën...

Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, vdes shoferi

NJOFTIMI I POLICISEMë datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.  Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave...

Ndezi zjarr për t’u ngrohur në kasollen e bagëtive, gjendet i djegur 40-vjeçari 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Oseckë në rrethin e Kolonjës. Sipas informacioneve nga policia një shtetas është gjetur i djegur në kasollen e bagëtive. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht të paktën nga dëshmia e parë e të afërmve që kanë lajmëruar policinë 40 vjecari(coban)kishte ndezur gjatë natës një zjarr për tu ngrohur. Flakët kanë dalë jashtë...

U arrestua për drogë, ndërron jetë i riu në Spital

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit Dritan Zhura. Ai u arrestua nga Policia në kuadër të operacionit “Tempulli”. Ai ndodhej prej disa muajsh në reaminacion, pasi vuante nga një sëmundjeje e rëndë.Sipas burimeve, ai nuk ka qëndruar asnjë ditë në burgun e Durrësit pasi nga komisariati pas arrestimit ka përfunduar në spital

40-vjeçari gjendet i pajetë në një hotel , detajet e para

Gjendet i pajetë në një hotel në Korçë një 40 vjeçar. Burimet bëjnë me dije se sipas të dhënave nga policia 40 vjeçari nga Tirana ishte akomoduar në një nga hotelet e qytetit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Goditja nga euro, tkurrje më e lartë ne eksporte edhe se në vitin pandemik

Në vitin 2023, eksportet arritën në 440 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT. Në krahasim me vitin e mëparshëm, vlera e mallrave të shitura jashtë vendit shënoi një tkurrje prej 9.5%, teksa në dy vitet e mëparshme (2021 dhe 2022) eksportet ishin zgjeruar me ritme dy shifrore. Rënia në 2023 është madje më e lartë edhe se në vitin 2020,...

Hetim i thelluar, prodhimit e tregtimit te nënprodukteve të qumështit.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se ka hapur një hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Institucioni njofton se Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.12.2023, mori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit...