Vranë dhe varrosën babanë e tyre, Apeli lë në fuqi masat për 3 fëmijët e Pëllumb Metës
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit për masat e arrestit me burg për tre fëmijët e Pëllumb Metës, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre dhe më pas groposjen e tij. NJOFTIMI I GJYKATESReferuar interesimit të medias, Gjykata...
Aksidenti me 8 viktima në Vjosë, merr vemendje edhe në mediat e huaja
Aksidenti me tetë viktima në Shqipëri ka gjetur jehonë edhe në mediat e rëndësishme ndërkombëtare. Gazeta e njohur amerikane ‘Washington Post’ shkruan se viktimat ishin emigrantë.Ndërkohë gazeta thekson se Shqipëria pritet po ashtu të marrë mijëra refugjatë pas një marrëveshje me Italinë. Një makinë u përplas në një lumë në Shqipërinë juglindore, duke vrarë të tetë personat në bord, duke...
Si ndodhi aksidenti, ‘Benz’-i në ndjekje nga policia
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku 8 persona humbën jetën. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se mjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga një person nga Shkodra, ishte në ndjekje nga policia kur humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në lumin e Vjosës. Mësohet se mjeti me 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e botës së...
Aksidenti me 8 viktima, mjeti humbi kontrollin pranë kthesës dhe përfundoi në Vjosë, dyshohet se shoferi s’e njihte mirë rrugën
Një aksident i rëndë me 8 viktima ndodhi mëngjesin e sotëm në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar. Gazetarja Brikena Metaj raporton se shkak i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e tepër dhe fakti që shoferi, i cili humbi edhe vetë jetën në aksident, ishte nga Shkodra dhe nuk e njihte...
20-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje në Greqi
Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën. Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe 20-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë...
Dyshohet për 7 vjedhje në Greqi, arrestohet 30 vjeçari shqiptar
Policia greke ka identifikuar autorët e 7 vjedhjeve në zonën e Thesprotisë dhe ka arritur të vërë në pranga një prej tyre. Policia fillimisht ma tentuar të ndalojë dy persona në aksin Perdhika – Parga, të cilët dyshoheshin se kishin vjedhur një orë dore në një banesë në Perdhika. Pas ndjekjes është arritur të kapet një prej të dyshuarve,...
Greva e paralajmëruar nga dogana greke, ndryshon sërish orari i lëvizjes.
Pala greke i ka bërë me dije asaj shqiptare se gjatë 48 orëve të grevës së datave 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve, pra një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje – dalje normale ndërkohë që 3 orë...
Fier -Dogji 100 rrenje ullinje nga shkëndija nga e motorsharres, arrestohet 47 vjecari
Policia ka arrestuar një 47-vjeçar i cili dyshohet se është personi i cili ka shkaktuar zjarrin e djeshëm në Peshtan të Fierit. Blutë njoftojnë se 47-vjeçari dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar me motosharrë elektrike, është krijuar një shkëndijë dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë. Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth...
Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas
Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe po punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në fshatin Peshtanbregas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin J. M., 47...
SPAK sekuestron pasuri të disa personave të përfshirë në veprimtari kriminale
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të veprimeve proceduriale në lidhje me procedimin pasuror Nr.14, të vitit 2023, në kuadër të të cilit me vendimin Nr. 27, datë 09.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar, si të përfshirë...