Me arme dhe municion luftarak, arrestohet 68 vjecari

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara...

Vrau vëllain me armë zjarri, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 77-vjeçarin

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 77-vjeçarin Nazif Musai në akuzë për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’. Më 6 mars të këtij viti, Musai vrau vëllain e tij Aziz Musai në fshatin Çukas i Vjetër të Lushnjes. Ngjarja ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre për një rrugë ku kalonin. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...

Përplas me makinë nipin 2-vjeçar, humb jeten

Informacion paraprak Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

I riu përplas me makine këmbësoren, 61-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një 31-vjeçar, ka përplasur shtetasen e identifikuar me inicialet F. B., 61 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçarja ka pasur nevojë për kujdes mjekësor dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po...

Ankorohet në Shëngjin anija “Libra” me emigrantët e parë

Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar tashmë në brigjet e Shëngjinit.  Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare, ndërsa theksohet se pas procedurave në qendrën e pritjes në Shëngjin, 16 emigrantët të cilët janë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, do të akomodohen në kampin e ndërtuar në...

Qëlloi veten me armën e shërbimit, ndërron jetë në spital gardisti

Ndërron jetë në spital gardisti që qëlloi veten me armën e shërbimit.Efektivi i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte, në zonën e Qytetit Studenti 37-vjeçari i identifikuar si Henri Haxhiraj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagës së shkaktuar nga plumbi.

SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryetarin e PD Sali Berisha e dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosje “Partizani”. Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë teksa kjo...

Ndryshojnë rregullat për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Qeveria ka bërë disa ndryshime sa i takon procedurës së evidentimit të ndërtimeve pa leje në vend, me qëllim lehtësimin e procesit te legalizimeve.  Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare i cili tashmë ka hyrë në fuqi për “përcaktimin e dokumentacionit dhe rregullave të hollësishme të evidentimit të ndërtimeve pa leje”  thuhet se “Për kryerjen e procedurave të...

Gjykata e Larte rrezon kerkesen per lirimin nga burgu te Salianjit

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.Vendimi u mor nga trupa gjykuese që kryesohej nga Sokol Binaj dhe antarë Ilir Panda dhe Sandër Simoni, e mbajtur në dhomë këshillimi pa praninë e palëve. “Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e...

Ekzekutimi i Gramos dhe Lavdimir Kurtit ne Roskovec, vëllai i viktimave tregon: “Autori po pinte kafe me ta, kur u dërgoi SMS djemve të tij”

I vëllai i Gramos dhe Lavdimir Kurtit, që u vranë me breshëri plumbash nga Altin Kuka, ka rrëfyer dinamikën e krimit të dyfishtë.Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se sherri nisi pas një konflikti mes djalit të Gramosit (viktimës) dhe një punonjësi të Altin Kukës, ku u përfshi edhe djali...