Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani përcillet sot në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak.
Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, PD ka shpallur ditë zie këtë të enjte.
“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.
Gjatë homazheve të zhvilluara në Kuvend, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu është parë të ngushëllojë deputetët e opozitës për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.