Teksa disa projekte hekurudhore me financim të huaj janë në zbatim, projekte të tjerë do të kërkojnë financim të brendshëm për t’u realizuar, pasi nuk janë pjesë e rrjeteve europiane. Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit 2025 në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministrja Belinda Balluku përmendi disa prej tyre, duke veccuar nisjen e studimit të lidhjes me hekurudhë të aeroportit të Vlorës, me rrjetin tjetër hekurudhor.
“Disa hekurudha që nuk janë pjesë e korridoreve europiane do të jenë me financim të brendshëm. Kam këtu parasysh hekurudhën Aeroport i Vlorës – Vlorë dhe Fier – Rrogozhinë. Po ashtu, edhe hekurdha Durrës – Shkodër – Gjakovë, që do të bëjë lidhjen me Kosovën do të jetë me financim të brendshëm”, – tha Balluku.
Paralelisht, ministrja tha se po synohet gjetja e fondeve për rikthimin e trenit te Bulevardi i ri, ndërsa shtoi se financimi i trenave të rinj është pjesë e paktesë së elektrifikimit të hekurudhave.
“Rehabilitimi i linjës Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës së re Kthesa e Kasharit – Rinasit është projekti kryesor. Aplikimi i parë është bërë për 34 km nga kthesa e Kamzës në Durrës. Kemi identifikuar nevojën të shtohen 4 km nga Kashari në Bulevardin e ri dhe do të përfshihen në këtë projekt. Hekurudhat e reja do të operjnë me elektricitet. Duke qenë në përafrim të plotë të kërkesave të BE për transportim me “zero” emetime. E gjitha kjo kërkon një flotë të re, të transprotit hekurudhor. Kosto totale e elektrifikimit është vlerësuar 21 mln euro, financimi i këtij projekti do të në vijimësi të këtij projekti, pra do të jetë një paketë e plotë, që do të ndikojë sigurisht edhe një flotë totalisht të re”, – tha Balluku.
Programi i transportit hekurudhor financohet me 6 mld lekë, 802.7 mln lekë ose 15.2% më shumë se viti 2024. Ky volum ndahen 537.5 mln lekë apo 9.9% financim i brendshëm dhe 4.99 mld lekë ose 90.1% të volumit të shpenzimeve kapitale, janë financim i huaj.