Është zbuluar identiteti i 22-vjeçarit shqiptar i cili u plagos në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Dhjonisi Kapllani.
Ka qenë një “Audi” Q2 që ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte si pasagjer shqiptari. Në momentin që të dyja mjetet kanë ndaluar, nga “Smart” zbret Dhjonisi Kapllani, ndaj të cilit është hapur zjarr nga brenda mjetit
“Audi”. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në kofshë 22-vjecari shqiptar.
Pas kësaj të dyja mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke lënë të plagosur Kapllanin. Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri të kalibrit 7.62 mm.
Dhjonisi Kapllani rezulton se ditën e djeshme ka dalë nga burgu pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek.
Ne 30 qershor 2021 ai është kapur bashkë me 3 shqiptarë të tjerë me 2 kg 30 gram kokainë, 5 kg 461 gram marijuanë dhe 31 gram cannabis.
Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.