Ballina Bota Greqi/ Po kalonte autostradën, 75-vjeçarja shqiptare tërhiqet zvarrë nga makina dhe humb...

Greqi/ Po kalonte autostradën, 75-vjeçarja shqiptare tërhiqet zvarrë nga makina dhe humb jetën

Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi, pasi u përpals nga një makinë.Një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi, pasi u përpals nga një makinë.Sipas Protothema, bëhet fjalë për një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë teksa po tentonte të kalonte Autostradën e Kombit.E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos, në Greqi.Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërsa shkaqet e ngjarjes tragjike janë duke u hetuar nga policia.