Arrestohen dy shqiptarë në Selanik të Greqisë. Mësohet se një 36-vjeçar dhe motra e partneres së tij 24 vjeç, posedonin, ruanin dhe trafikonin sasi të mëdha heroine.
Në banesën të cilën shqiptarët e përdorën si “magazinë”, u gjetën dhe sekuestruan 18 pako heroinë me peshë 9 kg, dy peshore elektronike, shirita paketimi dhe telefona celularë.Mësohet se heroina u gjet e fshehur mirë dhe me kujdes në një fuçi dhe kuti, brenda një dollapi. Dosja e dy shqiptarëve ka kaluar në Prokurorinë e Selanikut për detaje të mëtejshme.