Ballina Bota Greqi-Dy shqiptaret vranë kushëririn dhe braktisën anës rrugës, zbulohet identiteti i tyre

Greqi-Dy shqiptaret vranë kushëririn dhe braktisën anës rrugës, zbulohet identiteti i tyre

Zbardhen identitetet e autorëve të vrasjes në Athinë, ku një 28-vjeccar i la i plagosur anës rrugës, për të ndërruar më pas jetë në spital.

Autorët e dyshuar janë kushërinjtë e viktimës, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Ngjarja
Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.