Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë.Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën, shkruajnë mediat greke.
Automjeti rezulton i marrë me leasing dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një cift shqiptarësh, të cilët janë shoqëruar mënjëhërë në Komisariat.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi shqiptar rezulton me precedentë penalë për drogë. Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim