Ballina Bota Greqi-Babë e bir gjenden të vdekur brenda banesës

Greqi-Babë e bir gjenden të vdekur brenda banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku dy persona, babë e bir janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Të dy u gjetën krah për krah ndërsa sipas autoriteteve greke besohet se kanë ndërruar jetë më 6 janar.

Gjithçka u zbulua mesditën e së dielës, kur një qiramarrës i pallatit në rrugën Olymbou telefonoi autoritetet duke raportuar se kishte kohë pa i parë dy personat në fjalë dhe se nga banesa e tyre ndihej një aromë e pakëndshme.

Punonjësit e policisë konstatuan të vdekur të moshuarin dhe djalin e tij, ndërsa pas hetimeve dhe kqyrjes makroskopike të mjekut nuk ka rezultuar asnjë gjurmë se vdekja e tyre mund të jetë vrasje.

Informacionet thonë se i pari ka ndërruar jetë djali, i cili ka qenë invalid, ndërsa babai e ka mbajtur pranë dhe besohet se ka vdekur nga uria.