Autoritetet greke gjatë kontrollit kanë gjetur një automjet të braktisur në Palio Faliro të Athinës. Brenda automjetit janë zbuluar një bidon benzinë, një kokore, kallashnikov, 1 granatë dore si edhe karikatorë.
Sipas informacioneve, automjeti ishte me targa false, ndërsa makina rezulton e denoncuar si e vjedhur më 14 shtator në drejtorinë e policisë.
Dyshohet se ngjarja lidhet me një shtetas shqiptar, 39-vjeçar i cili rezulton me precedentë penalë, i skeduar për grabitje. 39-vjeçari në 2009 është arrestuar në Patra dhe në 2019 është arrestuar në Athinë, por tashmë është i lirë. Nga hetimet dyshohet se objekt i sulmeve të tij kanë qenë pikat “Elta” dhe bankomatet, pas analizimit të gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së nga autoritetet greke.Megjithatë hetimet vazhdojnë ende për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, pasi nuk përjashtohet edhe mundësia për ndonjë atentat.