Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa një 59-vjeçar ka hedhur nga ballkoni i banesës ish-partneren e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes tyre dhe sipas autorit, gjatë një momenti tensioni, ai e ka shtyrë 57-vjeçaren nga ballkoni i katit të tretë.
Ai ka deklaruar se e ka shtyrë atë me karrigen ku ishin ulur në ballkon, por kangjellat e ballkonit janë thyer, duke bërë që 57-vjeçarja të bjerë nga një lartësi mbi 3 metra. Gruaja është transportuar për në spital, me plagë të rënda në trup.