Ballina Aktualitet Goditi tavolinën, reagon Rama

Goditi tavolinën, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me incidentin që i ndodhi gjatë transmetimit live teksa po bisedonte me ndjekësit, ku kreu i qeverisë doli nga vetja duke thënë “F*ck u, f*ck u” për shkak se nuk po i punonte linja e internetit.
Rama: Ja urdhëro më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram, ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt me zemër, si ata trajnerët te vija e bardhë që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grusht kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.

Kështu ma nxorën edhe sëpatën për ti thënë shqiptarët shiko se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë, por shqiptarët iu dhanë përgjigjen.

Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin, por këtu nuk është punë telefoni, por punë pasioni, për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë, për Evropën këtu në Shqipëri.