Ballina Shqiperia ime Goditi me grusht, një punonjës policie ne FIER, prangoset 31-vjeçari.

Goditi me grusht, një punonjës policie ne FIER, prangoset 31-vjeçari.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

✅️Goditi me grusht, për shkak të detyrës, një punonjës policie, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.