Një 23 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.
Sipas policisë, i riu ka goditur një infermier në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali.”, njofton policia.