Ballina Shqiperia ime Gjykata e Strasburgut prish vendimin ndaj Arben Frrokut: Duhet të rigjykohet

Gjykata e Strasburgut prish vendimin ndaj Arben Frrokut: Duhet të rigjykohet

Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg, vlereson qe procesi gjyqesor kunder Arben Frrokut, permban shkelje te te drejtave te tij e si i tille ai duhet te rigjykohet te pakten nga gjykata kushtetuese e Shqiperise.

Mbrojtja e z Frroku, avokati Tonin Prendi rekursoi ne strasburg per disa shkelje ceshtjen Frroku e me date 14 janar te ketij viti, gjykata dha verdiktin.

Dispozitivi qe pranon ankimin e obligon gjykaten kushtetuese shqiptare te rigjykoje ceshtjen, krahas arsyetimit te permbajtur ne piken 22 ku urdherohet gjyqesori shqiptar te qendroje edhe njehere ne teresine e prblemeve te ligjes qe ngre mbrojtja, perbejne deshtim te gjykatave tona ne berjen e drejtesise ne rastin Frroku.

Denimi i tij eshte konsideruar i padrejte nga gjykata me garantuese e te drejtave te njeriut e rihapja e ceshtjes eshte tashme nje mundesi objektive per zgjidhjen perfundimtare te saj.

Ngjarja e 12 viteve më parë

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur më 24 shkurt 2013. Më 29 qershor 2015 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë duke dënuar me burgim të përjetshëm Arben Frrokun për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Në prill të të njëjtit vit, 5 gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda i dhanë pafajësi Arben Frrokut duke e cilësuar dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë si të manipuluar.

Në qershor të vitit 2015, dy ditë para vendimit të Apelit, Arben Frroku u arratis nëpërmjet Malit të Zi. Ai fillimisht u ndalua nga policia malazeze në kufi me Kroacinë për arsye verifikimi dhe më pas është lënë i lirë.

Deri më 6 mars të vitit 2016, Frroku qëndroi i fshehur në Holandë, vend në të cilin u arrestua me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa.

Fillimisht ai u ndalua për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se ai ishte Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Arben Frroku kundërshtoi ekstradimin në Shqipëri me argumentin se ndaj tij ishte kryer një proces i padrejtë dhe se i rrezikohej jeta.