Ballina Shqiperia ime Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës. Presidenti i PL do të vazhdojë të qëndrojë në burg sipas vendimit të marrë sot nga trupa e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir Panda dhe Albana Boksi.

Njoftimi

Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Reagimi i Ilir Metes nga qelia

Ilir Meta: Gjykata e Lartë nuk ekziston, që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma.

Prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin për betimet tek Lana. Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narko-regjimin tek Lana.