GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK.
Ndaj Veliajt ka disa akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.Veliaj tashmë është dërguar tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.