Gjermania po shqyrton mundësinë e tërheqjes së rezervave të arit nga SHBA për shkak të shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të presidentit aktual amerikan Donald Trump.Për dekada, Gjermania ka mbajtur rreth 1200 tonë ar, afërsisht 30% e rezervave të saj totale, në kasafortat e Rezervës Federale të SHBA-së në New York.Vlera e atij ari sot është rreth 113 miliardë euro.
Por zyrtarë të lartë të Unionit Demokristian (CDU), i cili pritet të jetë një lojtar kyç në formimin e qeverisë së ardhshme gjermane, po e vënë në dyshim gjithnjë e më shumë këtë strategji.
Markus Ferber, një anëtar i CDU në Parlamentin Evropian, u pajtua me të: “Unë po bëj thirrje për kontrolle të rregullta mbi rezervat e arit të Gjermanisë. Zyrtarët e Bundesbank duhet personalisht të numërojnë shufrat e arit dhe të dokumentojnë rezultatet”,tha ai.
Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë. Pjesa më e madhe e këtij ari u grumbullua pas Luftës së Dytë Botërore përmes tepricave të eksportit nën sistemin e Bretton Woods.