Njerëzit ishin duke punuar në HyperText – që përdoret nga shfletuesit e web-it për të ndërlidhur informacionet – shumë kohë para kompjuterëve e madje edhe para Vannevar Bushit i cili ka shtruar themelet e HyperTextit në një artikull të vitit 1945. Në fakt, gjithçka kishte ndodhur para shekullit XX.
Një gjeni belg i quajtur Pol Otlet, shtroi në vitin 1895 idenë për “bibliotekat universale” për t’i dhënë secilit qasje në një numër të madh të librave. Më 1934 ai e kishte përpunuar idenë në “teleskopët elektronikë” që do t’i ndërlidhnin njerëzit menjëherë me librat, filmat, audio incizimet dhe fotot, transmeton Telegrafi.
Sot gjithçka duket e thjeshtë, por pak kush kishte ide të tilla në atë kohë. Otlet i kishte bashkuar forcat me mendimtarët radikale, si nobelistiHenryLafontaine dhe gjeniu i arkitekturës Le Courbusier, për të hartuar një arkiv global gazetash, të shoqatave në rrjet, dhe muzeut me 150 dhoma.
Edhe pse ato ide kanë mbetur vetëm ëndrra, në një moment ofruan një shërbim ku ju mund të paraqitnit pyetje dhe të merrni përgjigje nga telegrafi (për një tarifë).
Qëllimi përfundimtar i tij ishte një sistem ku “nga distanca secili do të mund të lexonte tekstin, të zgjerohej dhe kufizohej në temën e dëshiruar, të projektuar në një ekran individual”.
Kjo parapriu internetin, diçka që as Vannevar Bushi asnjëherë nuk arriti ta shoh. Për fat të keq, vizion i Otleti u shkatërrua nga pushtimi nazist i Belgjikës në vitin 1940.