Një 56-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat, ndërsa viktima ishte banues në Sarandë.
Gazetarja Eneida Petova në një raportim për Balkanweb shprehet se shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.